Të fillojmë keto dietën: Pa karbohidrate dhe gati për të rënë në peshë!

Keto dieta është një mënyrë ushqyerje e cila përfshin konsumin e reduktuar dhe mjaft të kontrolluar të karbohidrateve, konsumin mesatar të proteinave dhe konsumin e lartë të yndyrërave të ngopura dhe të pangopura, ë patjetër duhet të jenë yndyrëra të shëndetshme. Duke ngrënë në këtë mënyrë, mëlçia prodhon nivel të lartë të ketoneve në gjak, duke kaluar në gjendjen metabolikeë quajtur ketozë, e cila në menyrë efikase e rrit aftësinë e organizmit për të shkrirë dhjam. 

Nëse keni vendosur të provoni një mënyrë të ushqyerjes, me shpresë për të rënë peshë, ju mund të hamendësoni se cilat lloje te ushqimeve do mund të konsumosh gjatë keto dietës.

Do të gëzoheni pa masë kur të kuptoni se pavarësisht që keto dieta, parim kryesor ka reduktimin e karbohidrateve të cilat i konsumoni, për dallim nga dietat e tjera të cilat kufizojnë kaloritë, me keto dietë jeni të lejuarë konsumoni proteina, yndyrëra dhe perime aq sa trupi juaj ka nevojë.

Si të fillojmë keto dietën pa u tunduar ta prishni

Mënyra e ushqyerjes sipas keto dietës mund të duket e papërshtatshme për disa, por kjo ndodh vetëm sepse njerëzit kanë tendencë të shijojnë më shumë ushqimet e shpejta. Nëse dëshironi të evitoni problemet e urisë në kohë të pauzës dhe tundimin për të blerë ushqim të shpejtë, ju duhet të bëni planifikimet e nevojshme paraprakisht.

  • Bëni të gjitha blerjet e nevojshme paraprakisht dhe mbani vetëm ato në frigorifer, në mënyrë që mos të keni tundime të kohë pas kohshme, kur te shihni ushqime që nuk i përkasin dietës keto.
  • Procesi i kalimit të trupit në ketozë manifestohet me simptoma të ngjashme me ato të gripit; janë tërësisht të zakonshme gjatë këtij tranzicioni dhe do të kalojnë për tri eventualisht 5 ditë. Mos u dorëzoni ende pa filluar!
  • Përgatisni veten e poashtu anëtarët e familjes dhe shoqërinë që do të filloni një stil tjetër të ushqyerjes. Kjo do të ju ndihmojë në këtë rrugëtim të ri, i cili nuk do të jetë vetëm për dy javë, por për mesatarisht dy deri në 4 muaj.
  • Mos filloni keto dietën pa pasur një plan ushqimor ose pa pasur njohuri të mjaftueshme rreth mënyrës se si funksionon keto dieta apo ushqimet që duhet konsumuar. Konsumi i yndyrërave të pashëndetshme dhe fërgesave në vend të atyre të shëndetshme mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Mos konsumimi i mjaftueshëm i yndyrërave dhe konsumi i tepërt, mund të ndikojnë në mos humbje peshe ose shtim peshe, respektivisht.
  • Caktoni vetes synime të qarta dhe një peshë të cilën dëshironi të arrini. Në këtë mënyre, do ta keni më të lehtë të tejkaloni çdo sfidë drejt arritjes së qellimeve që ia keni caktuar vetes.
  • Mos harroni që ndryshimet e mëdha dhe afagjata marrin kohë dhe përkushtim. Ju nuk mund të perdorni keto dietën për një kohë të shkurtër dhe të prisni përfitime në aspekt shëndetësor. Do të ju duhen të paktën dy muaj që të adaptoheni tërësisht me keto dietën dhe të vëreni gjumë të përmirësuar, koncentrim dhe energji të shtuar si dhe zhdukje të nepseve të panevojshme për ëmbëlsira.

6 comments

  • Dua qe te humbas 30kg

    Cindy
  • Prsh jam e gjat 1.67 dhe kam 81kg sot kom fillu palester qfar mundem te ha gjat ditev sepse un me heret kam ngren vetem ni sallat shope edhe pak mish te bardh vetem te zier

    Majlinda
  • Sa eshte pagesa a mundeni te me informoni para se me ardh lokal

    Valdete
  • Pershendetje kam e interesuar tja filloj keto diet i kam 68 kg jam e gjat 1.58 du me ra dej 55 per sa jave Kisha arrit se kam mbajt diet po shum tlodheshme.

    Valdete
  • Per dreke ha me shume gjellera

    Arbenita Shala

Leave a comment