Si të humbni peshë?

A jeni lodhur nga dietat e mundimshme dhe te paefektshme?! A jeni lodhur nga uria e vazhdueshme dhe deshira per embelsira?! Ja qe ekziston nje zgjidhje, madje shume e shendetshme; kjo permes te ushqyerit ne menyre ketogjenike.

Permes ushqyerjes ne menyre ketogjenike, trupi kalon ne gjendje te ketozes dhe ne kete menyre organizmi juaj do te shnderrohet ne nje makine te djegies se dhjamit! Pavaresisht qe kjo menyre bazohet ne konsumimin e sasise se larte te yndyres, sasise se moderuar te proteinave dhe sasise se vogel te karbohidrateve, sasite e tilla duhet te pershtaten per cdo organizem sipas peshes dhe aktivitetit fizik. Kjo ndodh pasiqe, gjate konsumimit te tepruar te yndyrerave , trupi gjate gjendjes ne ketoze do te trete yndyrerat dhe vetem yndyrerat e konsumuara pa i dhene rast rezervave te dhjamit. Nje gje e tille per persona me pak ose pa aktivitet fizik nuk mund te shpie ne humbje peshe por vetem mbajtje te peshes. Ne anen tjeter, konsumimi i tepruar i proteinave shkakton shtim te peshes, sepse cdo sasi e tepert qe hyn ne organizem, shnderrohet ne glukoze ose dhjam.

Per kete arsye, personat te cilet duan te humbasin peshe duhet te percaktojne sasine e nevojshme per organizmin e tyre. Kjo arrihet permes nje llogaritje te thjeshte si meposhte:

Sasia e karbohidrateve:

Sasia ideale e konsumit ditor te karbohidrateve eshte deri ne 20 grame ne dite!

Mirepo, varesisht nga lloji i organizmit dhe sa rezistent eshte organizmi ndaj insulines, mund te reduktoni sasine ne me pak se 20 gram, ne menyre qe te keni rezultate me te dukshme.

Sasia e proteinave:

0.36gr  – 0.7gr / 2.2*Pesha(kg) – per persona pa aktivitet fizik

(0.36 eshte sasia minimale e proteinave, ndersa 0.7 eshte sasia maksimale)

Shembull: Nese peshoni 70 kilograme, sasia e proteinave qe duhet te konsumoni per dite eshte:

0.36 * 2.2*70 = 55.44 gram (sasia minimale ne dite)

0.7 * 2.2*70 = 107.8 gram (sasia maksimale ne dite)

Nese jeni duke konsumuar dy shujta atehere konsumi minimal apo maksimal duhet te pergjysmohet.

Kini parsysh qe kjo eshte sasia e proteinave dhe jo sasisa e ushqimit qe ne e konsumojme!

Shembull: Nje cope mish viqi me peshe 115 gram permban afersisht 25 gram proteine 7 gram dhjam dhe pjesa tjeter eshte uje. 

Sasia e yndyrerave:

Sasia e konsumit ditor te yndyrerave eshte prej 85 gram deri ne 115 gram ne dite!

Ju rikujtojme se gjendja ne ketoze e krijuar si rezultat i konsumimit  Duke i dhene trupit dhe trurit pothuajse nje burim te pashterrshem te energjise, ju mund te rrisni qendrueshmerine mendore dhe fizike. Poashtu, mund te zvogeloni ndjenjen e urise, e cila ndihmon jashte mase per humbje te peshes. Duke pasur parasysh qe per te arritur ne ketoze, kerkohet konsumim sa me i ulet i karbohidrateve, kjo paydshim qe ndihmon per te sheruar diabetin, per te cilen do te diskutojme me ne detaje ne publikimet e ardhshme

 

Leave a comment