Ramstek viçi me pure spinaqi

Duke pasur parasysh jetën dinamike, është shumë veshtirë që të përgatiten receta të komplikuara dhe që marrin shumë kohë. Kjo për shkak se secili prej nesh në një ditë të zakonshme pune, do të gjendet para një situate kur do të kërkojë një recetë të shpejtë dhe të shëndetshme për të përgatitur për veten dhe për më të dashurit. 

Mundohuni gjithmonë që pavarësisht kohës në dispozicion, të përgatisni një pjatë të shëndetshme dhe të balansuar. Një pjatë ketogjenike e balansuar përmban sasi të lartë të yndyrërave, sasi mesatare të proteianave dhe sasi të ultë të karbohidrateve. 

Për këtë recetë të darkës do të iu nevojiten këta përbërës (3 persona):

  • 400 gr ramstek viçi
  • 250 gr spinaq të ferskët ose të ngrirë
  • 50 gr parmezan të grirë
  • 50 ml qumësht krem
  • 1 qepë mesatare
  • 3 thelpinj hudhër
  • Gjalpë
  • Mëlmesa sipas shijes

Filloni duke fërguar qepën dhe hudhrën me gjalpë, në temperaturë mesatare, derisa perimet të marrin ngjyrë të artë.

Pastaj shtoni masën e ramstekut dhe melmesat dhe vazhdoni t’i fërgoni në temperaturë mesatare derisa të arrijnë pjekjen e dëshiruar në mënyrë graduale.

Në një tigan shtoni pak vaj ulliri dhe spinaqin e freskët të cilin poashtu e fërgoni me pak hudhër për t'i dhënë më shumë shije, kripë dhe piper të zi. Pas 2-3 min që fërgohet spinaqi e bluan në blender pastaj i shton qumështin krem dhe parmezanin dhe e len të qëndrojë në tigan derisa parmezani të shkrihet dhe të krijohet një masë homogjene me spinaqin. 

Servohen në pjatë, ramsteku bashkë me purenë e spinaqit dhe përmbi i shtohet edhe pak parmezan per shije.

Përveç që do të jetë një pjatë qe do t'iu ngopë mjaftueshëm, është e pasur me yndyrëra të shëndetshme, proteina, vitamina dhe minerale.



Leave a comment