Pse duhet të konsumoni yndyrëra?

Per te gjithe ju qe ju pelqejne ushqimet me shume yndyre, kjo eshte dita juaj me fat! Nje menyre e tille e te ushqyerit nuk do te jete aspak e veshtire, duke qene se konsumoni sasi te larta te yndyrerave dhe idealisht, sasi te moderuar te proteinave dhe sasi te vogel te karbohidrateve.

Natyrisht qe qellimi kryesor i menyres se si ushqehemi eshte shendeti, sepse “nje trup i shendoshe ne mendje te shendoshe”. Per disa qe nuk kane qene me pare te njoftuar me te ushqyerit sipas menyres ketogjenike, kjo do te duket asgje me teper sesa nje e pavertete dhe jo rastesisht, duke pasur parasysh se kemi jetuar dhe ende jetojme me dogmen se nje diete e pasur me fruta dhe karbohidrate dhe me sasi sa me te ulet te yndyrerave, eshte menyra me e shendetshme per t’u ushqyer.

 

Le te marrim nje shembull te thjeshte: produktet e qumeshtit. Qumeshti organik/natyral ka sasi te yndyres si pjese perberese e vlerave ushqyese te tij. Per ata qe preferojne te mbajne ne vlera te uleta sasine e konsumimit te yndyrerave, qumeshti do te duhej te ishte pa ose me shume pak yndyre. Ne kete menyre, qumeshti kalon ne nje proces mekanik ne te cilin ndahet pjesa e yndyres dhe pjesa e qumeshtit tashme te krijuar pa yndyre. Qumeshti i tille perdoret pastaj si i vetem ose per te pergatitur produkte te tjera si jogurti, jogurti i frutave, etj. Sidoqofte, shumica prej ketyre produkteve qe nuk permbajne yndyre, nuk e kane shijen e mire e as teksturen.

Te supozojme qe shkenctaret e ushqimit jane ne proces te krijimit te recetes per biskota. Ne vend se te perdorin gjalpen dhe vezet, ata duhet qe te krijojne po te njejten shije dhe ere. Ne mungese te ketyre produkteve, ata duhet shtuar aditive dhe shume me shume sheqer, ne menyre qe  biskotat te kene shijen e parapare. Poashtu, ne mungese te tekstures se duhur te biskotave, prodhuesit duhet te shtojne niseshte dhe stabilizues kimik, gjithmone ne kerkim te recetes me veti obsesive per trurin e njeriut.  Kur ne konsumojme ushqim qe permban sasi te larta te karbohidrateve, trupi yne i tret ato me shpejte. Nje gje e tille shpie deri ne ulje-ngritjet e nivelit te gjakut dhe nevojen per te ngrene perseri dicka te embel, e cila e ben edhe me te pamundur kontrollimin e sasise se pergjithshme te konsumit ditor te kalorive. Ushqimet e tilla jane jashtezakonisht te pashendetshme dhe si te tilla ngrisin rrezikun e semundjes se diabetit, te semundjes se zemres dhe shkaktojne ngritjen e nivelit te kolesterolit.

Keni parasysh qe kur i’u referohemi yndyrerave, jemi duke i’u referuar yndyrerave te shendetshme te cilat jane jetike per organizmin e njeriut e sidomos per trurin. Yndyrerat e shendetshme jane te gjitha ato yndyrera te cilat jane krijuar ne menyre natyrale dhe pa nderhyrje te dores se njeriut.

Yndyrëra të shëndetshme

  • E verdha e vezes
  • Gjalpi
  • Gjalpi i kokosit, kikirikut, bademit, kakaos
  • Vaji i kokosit
  • Vaji i ullirit
  • Vaji i avokados
  • Avokado
  • Djatherat
  • Dhjami i mishit
  • Uji i eshtrave te pules, gjedheve
  • Salmoni
  • Arrat dhe farat (bademat, lajthite, arrat, farat e lirit, farat chia, farat e lulediellit, te kungullit, susami)
  • Vaji i lulediellit, misrit, sojes
  • Margarina

Yndyrëra jo të shëndetshme

Yndyrerat e ngopura jane shume te rendesishme per organizmin, sidomos per faktin se ato ushqejne 50% te membranave qelizore, ndersa jane yndyrerat e pangopura jane ato qe kontribuojne ne semundjet e zemres e sidomos ne bllokim te arterieve. Sipas 21 studimesh te American Journal of Clinical Nutrition, me 350,000 njerez, 11,000 prej te cileve kishin semundje kardiovaskulare, eshte vertetuar qe nuk ekziston asnje raport ndermjet konsumit te yndyrerave te ngopura me semundjet ose sulmet e zemres, do te thote se nuk ka asnje baze shkencore per te pretenduar se yndyra eshte shkaktar i semundjeve te zemres.

Ne anen tjeter, jane vajerat e krijuara nga farat industriale si vaji i misrit, sojes, lulediellit qe duhet shmangur ose konsumuar me kujdes, sepse vajerat e tilla jane krijuar permes nxjerrjes kimike dhe proceseve indrustriale te cilat jane te demshme per strukturen e membranes qelizore dhe shendetin ne pergjithesi.

 

Permbajtja e ketyre informacioneve nuk ka per qellim te jete zevendesim i keshillave profesionale, diagnozes ose trajtimit. Gjithmone kerkoni keshillen e mjekut tuaj per cfaredo pyetje qe mund te keni ne lidhje me gjendjen mjekesore. Asnjehere mos i shperfillni keshillat profesionale mjekesore per shkak te informacioneve qe keni lexuar ne keta artikuj.

Leave a comment