Pite ketogjenike

Eshte e kuptueshme qe pas konsumimit pothuajse gjate gjithe jetes te ushqimeve te pasura me karbohidrate, ose me mire te themi te brumerave, pastave, orizit e patateve, t’i keni dyshimet tuaja per t’u thene lamtumire pergjithmone. Eshte poashtu e kuptueshme qe ne fillimet e para te ushqyerjes sipas menyres ketogjenike, te ndjeni mall per ushqime tradicionale apo ushqimet qe nje kohe i keni pasur te preferuara.

Kjo gje mund te ndodhe ne fillim, ne kohen kur trupi dhe mendja jane ne proces te tranformimit drastik nga nje ushqyerje e bazuar ne karbohidrate ne nje meny ditore te pasur me yndyrera te shendetshme. Besoj qe secili prej jush qe tenton te provoje kete menyre te ushqyerjes, duke qene edhe adhurues i ushqimeve tradicionale, ne nje moment te caktuar, ne nje dite te caktuar do te kete mall per nje pite me spinaq a per mantia.

Duke i kombinuar njohurite e gjera mbi te ushqyerit sipas menyres ketogjenike me pak kreativitet, krijimi i recetes se pites se ashtuquajtur pite keto ose pite ketogjenike eshte i mundur, madje me shije te mrekullueshme e cka eshte me e rendesishmja e pasur me vlera ushqyese te cilat nuk e nxisin ngritjen e nivelit te insulines. Per te gatuar kete recete te shijshme ju duhen pak perberes dhe 15 minuta ne dispozicion.

Perberesit per peten:

  • 50 gram fara liri te bluara
  • 2 luge levore psyllium*
  • 100 ml uje te vluar
  • Pak kripe sipas shijes

Perberesit per spinaqin:

  • Spinaq sipas deshires
  • 1 luge e vogel kripe
  • 1 luge qumesht krem
  • 1 luge shtalpe/pavllake
  • 30 gr djath gouda

Levorja psyllium* eshte nje forme e fibres e e nxjerre nga levoret e farave te bimes se quajtur Plantago ovata e kultivuar kryesisht ne Indi. Meqenese eshte fiber, perdoret per t’i dhene elasticitet dhe per te ngjitur me mire brumin e krijuar nga nga farat e lirit, mielli i bademit, apo zevendesues te tjere te miellit.

Vlerat ushqyese:

  • Yndyrera: 36.3 gr
    • Prej te cilave te ngopura: 13.2 gr
  • Karbohidrate ne total: 80.3gr
    • Fibra: 72.7 gr
    • Karbohidrate neto: 7.6gr
  • Proteina: 21.7gr

Udhezimet per pergatitjen e petes:

Nese keni ne shtepi fara liri dhe jo miell liri, atehere vetem i bluani farat e lirit derisa te marrin pamje te miellit. I vendosni ne nje ene, te ciles i shtohen edhe 2 luge gjelle levore psyllium, pak kripe dhe 100 ml uje te vluar paraprakisht. E lini per pake kohe derisa levorja psyllium te filloje te reagoje dhe te krijohet nje mase e trashe e brumit. Masen e brumit e shtrini mbi nje leter gatimi dhe e shtrini peten ne trashesi sipas deshires.

Peten e krijuar e shtrini ne nje tepsi te vogel dhe i shtoni masen e spinaqit, e cila krijohet ne te njejten menyre sikurse per pitet tradicionale, do te thote duke e prere spinaqin dhe duke i shtuar perberesit tjere, perveq djathit. Pasi ta keni vendosur ne tepsi peten dhe masen e spinaqit, i shtoni djathin gouda dhe e vendosni ne furre per pjekje ne 200°C per 15 minuta.

Ju befte mire!

Leave a comment