Petulla Keto me miellin e bajameve nga Vanketo
Për shumë prej nesh, petullat janë të parat që na bien ndërmend ditëve të fundjavës edhe kur jemi duke ndjekur ndonjë program ushqimor.
Petullat Keto kanë shije të njejtë me petullat e zakonshme, por janë jashtëzakonisht më të shëndetshme se këto të fundit. Kjo për faktin se përveç që nuk përmbajnë karbohidrate, janë të pasura me proteina dhe yndyrëra të shëndetshme, falë vezëve, miellit te bajameve, vajit të kokosit dhe përbërësve tjerë.
Janë padyshim shujta ideale për fëmijët tuaj dhe ju mund të shtoni boronica, luleshtrydhe ose fruta tjerë të shijes.
Çka e bën të veçantë Vanketo miellin e bajameve?
Mielli i bajameve është i pasur me vitamin E, e cila luan rolin e antioksidantëve në trupin tuaj, gjë e cila parandalon dhe mbron organizmin nga molekula të dëmshme të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
Përmban magnez, i cili ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit të gjak dhe prodhimit të insulinës.
Është zgjedhja më e shëndetshme për personat me intolerancë ndaj glutenit, duke qenë se nuk përmban gluten.
Falë sasië shumë të ultë të karbohidrateve, mielli i bajameve ndihmon në zbritjen e nivelit të kolesterolit LDL dhe diabetit.
Perberesit për katër petulla:
- 2 vezë
- 60 gr krem djathi
- 70 gr Vanketo miell bajamesh
- 1 lugë të mesme pluhur për pjekje
Filloni duke përzier përbërësit e lengshëm dhe pastaj shtoni miellin e bajameve dhe pluhurin për pjekje. Nëse ju pëlqejnë petullat shumë të ëmbla, mund të shtoni edhe Vanketo ëmbëlsuesin.
Masën e krijuar e ndani në katër pjesë të barabarta. Në tigan shton pak vaj kokosi ose gjalpë dhe piqen petullat njëra pas tjetrës në temperaturë mesatare. Për t’u fryer petullat, preferohet të vendoset një kapak mbi tigan.
Në fund, petullat mund të shoqërohen me Vanketo xhem të luleshtrydheve, mjedrave ose me Vanketo nutella.
Ju bëfshin mire!
----------------Vlerat ushqyese për një petull:
- 142 kalori
- 14.5 gr yndyrë
- 3.5 gr karbohidrate
- 2 gr fibra
- 1.5 gr karbohidrate neto
- 6 gr proteina