Keto çokollatë e nxehtë
Kakao jo domosdoshmërisht përdoret vetëm për përgatitjen e çokollatës në kushte shtëpie, por mund të përdoret edhe për përgatitjen e pijeve, sa të shijshme po aq edhe të shëndetshme.
Kjo sepse, kakao organike është një nga burimet më të pasura të polifenolit, specifikisht flavanolit i cili ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe anti-oksiduese, të cilat poashtu ndihmojnë në nxisin prodhimin e mitokondrieve që prodhojnë energji në muskujt tuaj, duke ju dhënë më shumë energji për të shmangur lodhjen dhe për të djegur dhjamin.
Kakao ndihmon në rregullimin e shfrytëzimit të energjisë, duke ndihmuar në uljen e apetitit dhe inflamacioneve dhe duke ngritur oksidimin e dhjamit dhe ndjenjën e ngopjes. Poashtu, kakao njihet për faktin se ndihmon në përshpejtim të metabolizmit dhe tretjes së yndyrërave në mënyrë më efikase.
Sipas disa studimeve, kakao mbron qelizat ndaj dëmtimeve nga molekulat reaktive, lufton inflamacionin, pengon rritjen e qelizave të kqija, nxit vdekjen e qelizave kancerogjene dhe parandalon përhapjen e qelizave kancerogjene.
Flavanolet ndikojnë në prodhimin e oksidit nitrik, i cili relakson muskujt e enëve të gjakut, duke përmirësuar në qarkullimin e gjakut dhe furnizimin e gjakut në trurin tuaj.
Kakao organike është një prej super ushqimeve falë vetive të saj anti-oksiduese dhe përmbajtjes së lartë të magnezit, hekurit dhe kalciumit.
Kjo recetë e shëndetshme për përgatitjen e çokollatës së nxehtë do të ju marrë vetëm pesë minuta kohë dhe me shumë pak përbërës. Do të jetë pija e preferuar për fëmijët tuaj, duke pasur parasysh shijen e saj të dallueshme të çokollatës.
Sipas shijes, mund të shtoni edhe përbërës të tjerë si kanellë, vaj kokosi, gjalpë të kakaos, qumësht kokosi ose mjaltë (për versionin jo keto).
Receta e Keto çokollatës së nxehtë
- 200 ml qumësht të bajameve ose kokosit
- 10 gr kakao organike
- 10 gr ëmbëlsues
Vendosni në një enë 200 ml qumësht të bajameve ose kokosit dhe pastaj i shtoni edhe kakaon dhe ëmbëlsuesin. Sasia e ëmbëlsuesit nuk është e caktuar dhe mund të shtoni aq sa preferoni sipas shijeve tuaja. I përzieni të gjitha bashkë derisa qumështi fillon të vlojë dhe e largoni menjëherë nga zjarri. E leni 1 min qe te ftohet dhe e vendosni në filxhan.
Pershendetje deshta me pyet a duhet perdorur ushqimet tona te perditshme dhe produktet vanketo a kemi donje rezultat apo joo?
Pershendetije, deshta Mu konsulltu per produktat ? Edhe qmimat .
Mirmbroma, si mundet ta porosejs un ket??