Këshilla si t’i përmbaheni planit të ri ushqimor, pa karbohidrate

Tashmë që keni vendosur të ndërroni menyrën e të ushqyerit, qoftë për një jetë më të shëndeshtme, qoftë për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme, këto janë disa këshilla që duhet pasur parasysh para se të filloni, në mënyrë që ky proces të jetë sa më i lehtë për ju.


Filloni të mendoni se cilat ushqime ketogjenike do të deshironit t’i perfshini në planin tuaj ushqimor. Ju pëlqejnë hamburgerët? Ju pëlqejnë vezet, frurtat arrore, djathi? Posa të krijoni një ide mbi ushqyerjen e re dhe të këndshme, krijoni një listë. Krijoni një listë të gjërave për t’i blerë dhe vendosni ato në shportën e blerjeve tuaja. Pastaj shkoni në shtëpi, mbushni frigoriferin dhe bëni përgatitjet e nevojshme dhe kështu shijoni ushqimet keto përgjatë ditës.


Vazhdoni me listën e ushqimeve. Gjëja e fundit që do të donit është që të ju harxhohen ushqimet e preferuara dhe të mos mund t’i përmbaheni kësaj apo cilësdo dietë. Kështuqe nëse mbani një listë të blerjeve afër frigoriferit, atëherë do ta keni më të lehtë të bëni blerjet në cfarëdo kohe dhe të jeni të furnizuar me ushqime ketogjenike gjatë gjithë kohës. Duhet ta keni parasysh se, në moment që harxhohen ushqimet keto në shtëpi, ju do të gjeni veten duke ngrënë ushqime të cilat nuk janë ketogjenike.

Bëjani vetes gjërat interesante. Pa dyshim që mënyra më e shpejtë të devijoni nga dieta e re ketogjenike është kur harroni se cilat ushqime i kishit të preferuara kur keni filluar dietën. Mos e besoni po deshët, por kjo ndodh shumë shpesh! Mund të lexoni që avokadot janë shumë të mira në keto dietë dhe ju i pëlqeni shumë, por pastaj e kuptoni qe nuk i keni blerë asnjëherë dhe keni kaluar gjashtë muaj pa ngrënë asnje avokado, sepse thjeshtë nuk e keni kthyer në shprehi blerjen dhe konsumimin e tyre. Për këtë arsye, lista ushqimore është shumërëndësishme dhe i bën gjërat më të lehta për ju.

Mos harroni të furnizoheni me produkte të cilat mund t’i përdorni kur nuk keni kohë të gatuani ushqimet, apo kur doni ato t’i merrni me vete. Kutitë e ushqimit janë të domosdoshme kur dëshironi të merrni dreken me veti në punë apo ndonjë snack (mes shujtë). Në këtë mënyrë, ju do ta keni më lehtë t’i përmbaheni keto dietës, pavarësisht se a jeni në cdo kohë në lëvizje, a punoni me orar tëgjatë apo keni shumë takime pune.

Përdorni kuti për ruajtje të mbetjeve ushqimore. Nëse ndonjëherë nuk mund tapërfundoni darkën, atehërë mbetjen mund ta paketoni dhe ta keni si shujtë me vete, të gatshme në cfarëdo kohe të ditës.


Ide tjetër për të marrë ushqimin me vete janë frutat arrore të cilat mund t’i mbani në një qese të letrës dhe t’i konsumoni si mes shujtë. Mbani gjithmonë qese të letrës të madhësive të ndryshme, që të mund të paketoni edhe ndonjë sanduiq për punë, fruta ketogjenike apo fruta arrore.


Bëni shprehi të paketoni paraprakisht ushqimet, sidomos nëse jeni duke punuar. Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë t’i përmbaheni keto dietës.

 

 

Leave a comment