Kater gabimet qe pengojne ne humbje peshe

Zakonisht na ndodh qe te rrisim pritshmerite ndaj ndonje personi apo ngjarje dhe si rezultat kur pritshmerite nuk arrihen te deshperohemi. E njejta mund te thuhet edhe per humbje te peshes. Ne momentin kur jeni te bombarduar nga informacionet e ndryshme se si te humbni peshe, ndjeheni te vullnetshem per te filluar dieten, e cila eshte vetem nje diete tjeter e radhes dhe ne fund perfundoni si te gjitha hererat e kaluara: duke u ankuar qe nuk funksionoi. Kjo per arsye qe nuk keni zgjedhur menyren e duhur per te humbur peshe, jeni dorezuar shume heret dhe per shume arsye te tjera.

Kater gabimet per humbje peshe:

  1. Mendoni qe nuk po funksionon Ju rikujtoj qe pavaresisht nga lloji i organizmit, nje personi i nevojitet nga 3 dite deri ne 1 jave te kaloje ne gjendje te ketozes e cila eshte gjendje ne te cilen trupi fillon te shkrije rezervat e dhjamit. Do te thote, ju jeni nje 1 jave prapa nga rezultati te cilin e prisni qe ne diten e pare apo te dyte sepse ju ende nuk keni filluar te shkrini dhjamin.
  2. Perqendroheni ne numrat e peshores. Peshorja eshte tregues i peshes trupore te secilit, por kjo nuk do te thote qe eshte mates i sakte per shume arsye. Ne ditet e para te ndryshimit te menyres se ushqyerjes ju mund te vereni dallim ne peshore, sepse fillimisht perballeni me humbje te sasise ujore ne organizem, por jo me rezervat dhjamore. Kjo nenkupton qe pavaresisht qe mund te duket se keni humbur 2 kilogramet e pare, per shumicen ato kilograme jane ne fakt vetem uje i cili eshte mbajtur ne organizem per shume arsye. Ne te kunderten, nese pas javes se pare te ushqyerjes ne menyre ketogjenike, ju nuk vereni ndryshime te medha ne peshore, kjo ndodh per shkak se dhjami ze shume vend ne trupin tuaj, por pesha e tij eshte shume me e lehte sesa muskujt.
  3. Perdorni modelin e kalorive. Shumica e dietave nga trajneret e fitnesit jane te bazuara ne modelin e kalorive, sipas te cilit ju duhet te konsumoni kalori me pak sesa qe mund te djegni gjate dites, ne menyre qe te humbni peshe, pavaresisht se cfare ushqimi konsumoni. Ne te vertete, kalorite nga nje luge gjalpe ose nga 10 badema nuk mund te krahasohen me kalorite e bukes, frutave, orizit apo patates.
  4. Konsumoni shume arra. Konsumimi i ushqimit pa vetedije eshte nje ves shume i keq dhe i demshem sidomos per humbje te peshes. Shpesh mund te ju ndodh te jeni para televizorit, te perqendruar ne emisionet televizive duke mos e verejtur se keni ngrene nje paketim 100 gramesh te arrave, bademave, lajthive apo cfaredo lloji te arrave. Jo vetem qe shkaktoni dhimbje te temthit dhe gazera, por pengoni shkrirjen e rezervave te dhjamit. Arrat permbajne sasi te yndyrerave te cilat mund te treten gjate procesit te metabolizmit, duke mos lejuar qe te treten edhe rezervat e dhjamit ne trup, sepse metabolizmi ka vetem aq aftesi tretese.

Nese pas 2 jave te ushqyerjes ne menyre ketogjenike, ju nuk keni probleme me gjumin, me kapsllek apo fryrje, ndjeheni me energjik dhe vereni qe rrobat tuaja kane filluar te rrijne me te gjera, atehere jeni duke ndjekur hapat e duhur, sepse jane keta faktoret te cilet duhet pasur parasysh ne vend te numrave ne peshore.

Leave a comment