Gjëra interesante që mund të ndodhin nëse ushqehesh sipas keto dietës

Sa herë që vendosni të filloni me ndonjë regjim ushqimor, gjithmonë keni parasysh që cdo gjë që do të konsumoni do të jetë në dobi të shëndetit tuaj, i cili është edhe qëllimi primar, e pastaj si rezultat i saj do të vijë edhe humbja e peshes dhe dukja të cilën e ëndërroni. 

Simptoma më e zakonshme që i ndodh pothuajse gjithsecilit në ditët e para të fillimit me keto dietë e që është faza e tranzicionit, është kokëdhembja dhe ndjenja e plogështisë.

S’ka gjë, është momentale! Do të mund të ndiheni edhe më keq. Duke mos ngrënë sheqer, ju do të shkaktoni që myshqet në trupin tuaj të vdesin urie!

Mbiprodhimi i myshqeve mund të shkaktojë gazëra, fryerje të barkut dhe probleme me tretjen, e mos të përmendim edhe shumë efekte tjera anësore dhe shqetësuese. Pa sheqer, myshqet dhe infeksionet nuk mund të mbijetojnë dhe ju mund të perjetoni simptoma si lodhja, kokëdhembja dhe simptoma të tjera të ftohjes. Për fat të mirë, këto simptoma zgjasin vetëm pak ditë dhe pas këtyre ditëve ju do të jeni më energjik.

Ju do të përjetoni rritjen e nivelit të energjisë

Sheqeri dhe karbohidratet në përgjithësi njihen për faktin se prodhojnë kimikate që ju bëjnë të ndiheni jo mirë dhe të përgjumur. Si rezultat, duke mos i konsumuar këto ushqime, ju do të ndjeheni më pak i lodhur dhe me një disponim më stabil dhe në përgjithësi do të jeni më produktiv.

Ju do të humbni peshë dhe do të shkrini dhjamin e trupit tuaj! 

Gjatë kohës kur ju nuk konsumoni ushqim, trupi juaj energjinë do ta marrë përmes dhjamit të deponuar në trupin tuaj. Duke e djegur dhjamin, krijohet energji dhe në këtë mënyrë trupi juaj do të shndërrohet në një makinë të shkrirjes së dhjamit.Trupi do të shkrijë yndyrëra në vend të karbohidrateve.Rezultatin më të mirë do ta vëreni në trupin tuaj. Poashtu aktiviteti fizik e përshpejton edhe më shumë procesin dhe nxit edhe më shumë shkrirjen e dhjamit.

Niveli i sheqerit dhe insulinës do të bie, e cila do të mund të ndihmonte personat me diabet

Me keto dietë, konsumi ditor i karbohidrateve është shumë i ultë dhe si rezultat niveli i insulinës është i ultë sepse nevojitet më pak prodhim i insulinës. Kjo ndihmon personat me diabet të tipit 2, të cilët kanë nivelin e lartë të sheqerit për shak se trupi i tyre nuk mund të përdorë insulinën në mënyrë të rregullt.

Ndihmon në trajtimin e sindromës metabolike

Sindroma metabolike është nje grup i shume faktorëve me rrezik, si obeziteti, niveli i lartë i triglicerideve, shtypjes së gjakut dhe sheqerit në gjak si dhe nivel i ultë i kolesterolit HDL (kolesteroli i mirë).

Keto dieta ndihmon humbjen e peshes, duke ndihmuar kështu në parandalimin e ngadalësimit të metabolizmit, i cili është ndër shkaktarët kryesorë për shtim në peshë.

Yndyrërat në pergjithësi japin ndjenjë më të lartë të ngopjes. Kjo nënkupton se me keto dietë, ju keni më pak mundësi të mbiushqeheni. Sipas disa studimeve, në vitin 2014, personat me keto dietë, kanë treguar se ndihen më të ngopur dhe kanë më pak nevojë për të ngrënë

1 comment

  • Pershendetje,

    A ka ndonje ushqim qe mundet me ndiku ne floren e zorreve,pasiqe kam pak prb her pas here me ushqime te caktuara!

    P.sh kur ushqimet jane shum te pasura me fibra,
    Edhe a perdoret ndonje lloj buke ne diet?

    Faleminderit !

    Adelina Potera

    Adelina

Leave a comment