Dobitë shëndetësore të Psyllium Husk

Psyllium Husk është një fibër që përthith jashtëzakonisht shumë ujë dhe si e tillë kur kalon nëpër zorrë lehtëson lëvizjet e zorrëve pa shkaktuar gazëra. Mund të përdoret për të lehtësuar kapsllëkun e kohë pas kohshëm, ose mund të përdoret si shtesë ditore për të promovuar shëndetin e sistemit tretës.

Ndihmon për të trajtuar kolesterolin

Fibrat e tretshme ndërhyjnë në procesin e marrjes së acideve biliare në zorrët, duke çuar në nxjerrjen e tyre në jashtëqitje. Ndërsa mëlçia shndërron kolesterolin për të zëvendësuar acidet biliare, niveli i kolesterolit të keq bie ndjeshëm. Përdorimi prej 5 deri në 10 gramë ditë mund të ndikojë në zbritje të kolesterolit të keq për 5%.

Ndihmon për të trajtuar diabetin

Sipas disa studimeve, fibrat e tretshme si Psyllium Husk mund të ndihmojnë në përmirësim të prodhimit të sheqerit në gjak për personat me diabet të tipit 2, kjo për shkak se ulë nivelin e prodhimit të insulinës.

Nxit ngopjen

Falë vetive të tij absorbuese, Psyllium Husk jep ndjenjen e ngopjes e cila mund të ndihmojë në mirëmbajtje të peshës ose në humbje peshe. 

Efekt prebiotik

Psyllium është prebiotik, i cili është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e probiotikëve në zorrë. Kolonitë e bakterieve të mira në sistem tretës janë thelbësore për sistemin imunitar. Me një sistem imunitar më të fortë, trupi juaj do të ketë mundësi të mbrohet nga infeksionet, inflamacionet dhe të mirëmbajë qeliza dhe inde të shëndetshme.

Përdorimi

Psyllium Husk mund të përdoret 7gr në ditë duke u përzier me ujë të ftohtë ose të ngrohtë, me gjysmë gote kos ose jogurt apo me ndonjë pije tjetër të preferuar. Për shkak se tretet shumë shpejtë në ujë, duhet të konsumohet sa më shpejtë.

Para përdorimit për të trajtuar ndonjë sëmundje, fillimisht konsultohuni me mjekun tuaj.

 

Leave a comment