Çka ndodh kur pini 8 gota ujë në ditë?

Te gjithe ne nje menyre apo tjeter, duke tentuar qe te mbajme shendetin ne nivel te kenaqshem, padashje kemi rene pre e pretendimeve te pabaza sa i perket menyres se ushqyerjes dhe trajtimit te organizmit ne pergjithesi. Njera nga keto pretendime e cila eshte vertetuar te jete e gabuar eshte se cdo person duhet te konsumoje te pakten 8 gota uje ne dite ose 2-3 litra uje ne dite, ne menyre qe te pastrohet nga toksinat dhe te shkrije dhjamin, apo edhe per te pasur nje lekure te shendetshme dhe te hidratuar. E padyshim qe duke i besuar nje pretendimi te tille, e kemi gjetur veten duke pire uje ne menyre te pakontrolluar edhe atehere kur thjesht nuk kemi pasur nevoje, vetem e vetem per te permbushur normen ditore.

Pese mite per pirje te ujit

  1. Ndihmon ne shkrirje te dhjamit
  2. Largon toksinat
  3. Hidraton lekuren
  4. Urina e verdhe eshte shenje e dehidrimit
  5. Etja eshte shenje e dehidrimit

Cfare ndodh realisht kur pini deri ne 3 litra uje?

Sipas nje studimi te Timothy Noakes, shkenctar dhe profesor, mbihidratimi ose i ashtuquajturi “helmimi me uje” eshte shume me i demshem se dehidratimi. Nje informacion i tille eshte i nje rendesie jetike sidomos per sportistet ose atletet te cilet vrapojne ne maratona. Sasia e tepruar e ujit ne organizem harxhon nivelin e natriumit dhe si pasoje truri mbushet me uje, proces i cili shkakton stres te jashtezakonshem ne zemer i cili eshte veshtire i perballueshem.

Mbihidratimi shkakton kokedhembje, ngritje te temperatures trupore si dhe enjtje te duarve dhe kembeve. Keto jane tri nga menyrat se si trupi reagon per te treguar qe kjo sasi e tepruar nuk eshte e nevojshme. Indikatori me i mire per sasine e nevojshme te ujit ne organizem eshte vete etja. Do te thote, ju duhet te pini uje vetem kur ndjeni etje. Ne te kunderten, eshte e panevojshme dhe shume e demshme.

Poashtu, pirja e tepruar e ujit nxit edhe urinim me te shpeshte, permes te cilit shkaktohet mungesa e elektroliteve, perkatesisht natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magnezi te cilat derdhen jashte permes urines.

Permbajtja e ketyre informacioneve nuk ka per qellim te jete zevendesim i keshillave profesionale, diagnozes ose trajtimit. Gjithmone kerkoni keshillen e mjekut tuaj per cfaredo pyetje qe mund te keni ne lidhje me gjendjen mjekesore. Asnjehere mos i shperfillni keshillat profesionale mjekesore per shkak te informacioneve qe keni lexuar ne keta artikuj.

Leave a comment