Cilat ushqime përmbajnë karbohidrate e cilat jo?

Keto dieta mund të funksionojë për cdokënd, nëse vendosni të hiqni dorë nga karbohidratet. Në shikim të parë mund të iu duket e pamundur, por që duhet ta provoni. Ja një mënyrë se si të hiqni dorë nga karbohidratet në cdo shujtë, duke i shijuar kështu ushqimet ketogjenike.

Hani vetëm ushqime të papaketuara, ushqime jo të gatshme, por ushqime “të gjalla”.

Mbani gjithmonë në mend që kur vendosni të ushqeheni me keto dietë, cdo gjë që është e paketuar dhe e brenduar me marka të ndryshme mund të jetë e mbushur me karbohidrate të fshehta, për të cilat nuk kemi idenë se mund të ndikojnë në ketozë apo stagnimin në peshë. E mos të përmendim përbërës të tjerë të pashëndetshëm që përvec që mund të ndikojnë tek stagnimi në humbje peshe, krijojnë varësi dhe shprehi të pashëndetshme. 

Në vend se të shpenzoni kohë të panevojshme në market duke i analizuar tabelat e vlerave ushqyese të secilit produkt që dëshironi ta blini, thjeshtë anashkaloni sektorët që ekspozojnë produkte të tilla dhe ushqehuni në mënyrë të shëndetshme.

Me pak fjalë, cdo gjë është e dukshme. Për shembull, mos hani drithëraBukë të bardhë apo integrale, tërshërë, pasta integrale apo me thjerrëza, ëmbëlsira, muffin, biskota, përfshirë edhe pataten orizin, kinoa. Të gjitha janë të përjashtuara nga lista e ushqimeve ketogjenike dhe si të tilla nuk mund të konsumohen, sepse përmbajnë sasi të larta të karbohidrateve. Pavarësisht që disa prej tyre janë të shëndetshme, qëllimi juaj është të mbani gjendjen e ketozës dhe prodhimin e ketoneve në gjak për të shkrirë sa më shumë dhjam. Pra, jo tërshërë dhe jo sanduiqa.

Poashtu, perimet me ngjyrë të bardhë, të verdhë dhe të portokalltë, përmbajnë sasi të larta të karbohidrateve dhe nuk mund të konsumohen me keto dietë. Pra, karrota, kungulli, kungull misiri, misri, patatet e verdha, patatja e ëmbël. Pavarësisht që këto perime janë të pasura me vitamin A dhe janë të shëndetshme, nuk bëjnë pjesë në listën e ushqimeve ketogjenike. Për këtë arsye, duhet të gjeni ushqime tjera dhe ketogjenike që janë të pasura me vitamin A, si perimet me ngjyrë të gjelbër ose peshk të yndyrshëm si tuna apo salmoni.

Bizelet poashtu përmbajnë shumë karbohidrate dhe nuk janë ketogjenike. Pra, nëse ju pelqejnë supat me bizele ose thjerreza, zëvendësoni ato me supa të viqit.


Për fat të keq edhe frutave duhet thënë Jo, pavarësisht që janë të shëndetshme, janë disi të ndaluara në keto dietë. Të vetmet fruta që mund të përdoren janë frutat e malit, boronicat, luleshtrydhet dhe shega. Për të zëvendësuar të gjitha vitaminat dhe mineralet që përbajnë frutat, atëherë duhet të konsumoni sa më shumë perime të gjelbra (me gjethe) ose edhe ujë kokosi, i cili është i pasur me kalium dhe magnez.

Pra, krijoni një shprehi që sa herë që konsumoni drekën apo darkën tuaj, filloni me një pjatë të mbushur me sallatë të gjelbër, brokoli dhe spinaq me një salcë në kushte shtëpie, dhe pastaj vazhdoni me pjatën kryesore. Në këtë mënyrë, ju do të arrini të merrni mjaftueshëm vitamina, të cilat do të jenë të njejta si ato të frutave, por pa karbohidrate.

5 comments

  • Nje mesazh adekuat te cilin shum njerez nuk e marrin parasysh.
    Por gjithsesi te gjitha duhet konsumuar nga pak. Sepse qdo gje qe teproher edhe demtohet.
    Suksese te gjith atyre qe jan ne ket diet.!😉

    Djellza
  • E pse thuni ju nuk bon me i honger ose sjan tshendetshme e vet i hajn e shkoqin po ec mos mshitni ktu fore kishe na po i kallxojna dikuj diqka po ec more banuu mos hani ju se tanshi as na nuk i konsumojna.
    Ama nje mesazh i mir suksese❤️

    Fjolla
  • Dijet

    Elita Haxha
  • Dijet

    Elita Haxha
  • Cfar durt te bej se jam diabetil

    Albi

Leave a comment