Çfarë të hamë me keto dietë?

Për ju që keni vendosur të ushqeheni sipas keto dietës, edhe ju që ende i keni dyshimet tuaja, ja një listë e ushqimeve ketogjenike tek të cilat duhet të fokusoheni cdo ditë, pa pasur nevojë të sakrifikoni racionet apo edhe shijen. Cdo javë kur jeni duke e bërë gati listën e blerjeve ushqimore, mos harroni t’i përfshini edhe këto produkte bazike. 

Vezët

Nëse zakonisht bleni disa vezë per një familje katër anëtarëshe, është koha të dyfishoni apo edhe të trefishoni sasinë. Vezët, nësë ju pëlqejnë, do të jenë përbërësi kryesor dhe më i mirë në shujtën e mëngjesit. Më nuk do të keni nevojë të kufizoni sasinë e vezëve që hani. Vezët janë jashtëzakonisht të shëndetshme për trupin dhe mund t’i konsumoni së te doni me keto dietë. Përmbajnë proteina dhe yndyrëra të shëndetshme dhe pothuajse nuk kanë karbohidrate fare. 

Për të përfituar sa më shumë nga dobitë e vezëve, mundohni të gjeni vezë fshati, bio dhe pa hormone të cilat janeëprodukt i vezëve që konsumojnë bar, gjethe, insekte dhe që janë të ekspozuara në rreze të diellit. Vezët e fshatit kanë shumë më shumë vlera ushqyese se ato të blera në markete. Mos harroni që vezët e pulave të të cilat janë ushqyer me hormone, ato hormone do t’i konsumojmë ne dhe mund të shkaktojnë probleme, sidomos tek gratë me crregullime hormonale.

Djathi

E kujt nuk i pëlqen djathi?! Ju do të arrini të konsumoni mjaftueshëm yndyrë përmes djathit, sepse vetëm duke konsumuar yndyrë të shëndetshme, por në mënyrë mjaft ironike, ju do të mund të shkrini dhjamin në trupin tuaj. Njejtë sikurse vezët, djathi i fshatit i krijuar nga qumështi i lopës së rritur në fshat është shumë më i shëndetshëm sesa djathërat që blihen në markete.

Mishi

Konsumimi i mishit padyshim që është i domosdoshëm jo vetëm me keto dietë por edhe me ushqyerje të zakonshme gjatë përditshmerisë, përveq në rastet e vegjetarianëve dhe veganëve. Fatmirësisht për ata që nuk e preferojnë edhe aq shumë mishin, nuk do të jenë të detyruar të konsumojnë sasi të larta të mishit, sepse me keto dietë nevojitet vetëm një sasi mesatare, e cila caktohet sipas peshës së individit. Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të ushqyer muskujt me proteina, në mënyrë që të qëndrojnë në gjendje të mirë. Të gjitha llojet e mishërave janë të tolerueshme në keto dietë, por përparësi kanë ato lloje të cilat kanë në yndyrë ose dhjam të vetin, sic është rasti i mishit të brinjëve, shpatulla e pules, krahët e pulës, salmoni, tuna, kofsha e derrit, etj.

Proshuta

Proshutat si ajo e pulës apo e viqit janë një shtesë shumë e shijshme në shujtën tuaj. Mund t’i konsumoni të freskëta ose të gatuara, varësisht nga receta apo shija dhe shumë lehtë mund t’i përgatisni për t’i marrë me vete në punë për shkak të kohës së shkurtër të përgatitjes.

Farat dhe arrat

Frutat arrore dhe farërat janë të pasura me yndyrëra të shëndetshme, proteina dhe vlera të tjera ushqyese. Mund t’i konsumini si të vetme apo shtesa në gjellëra, sallata apo supa të ndryshme. Ose thjeshtë një grusht fruta arrore mund të jetë një zëvendësues i lehtë dhe i shpejtë i mes shujtës tuaj.

Numërimi i karbohidrateve është shumë i rëndësishëm për të pasur sa më të lehtë dhe më të shpejtë procesin e humbjes në peshë, sepse vetëm në këtë mënyrë ju do të mund të dini se a jeni në ketozë dhe a jeni duke shkrirë dhjam.

 

Leave a comment