Kulaç Keto me miell të bajameve

Nëse dëshironi të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe të përmirësoni shëndetin tuaj, atëherë keto dieta do të jetë e përkryer për ju. 

Me një plan ushqimor të përpiluar enkas për juve, ju do të dini saktë se cfarë të konsumoni brenda ditës dhe sa të konsumoni, për të pasur rezultate të shpejta dhe një jetë të balansuar.

Plani ushqimor është vërtetuar të jetë më efektiv për humbje peshe, sepse ju ndihmon të punoni drejt qëllimit tuaj, peshës tuaj ideale.

shilla kryesore për ju është që gjatë ndjekjes së planit ushqimor, gjithmonë të mundoheni të përfshini atë të cilën do të ju mungojë më së shumti. Në përvojën time disa vjeçare me klientë të ndryshëm, një prej sfidave kryesore të ndjekjes së planit ushqimor, ishte mungesa e bukës, duke pasur parasysh edhe kulturën e ushqyerjes te ne, që karakterizohet me shumë bukë.

Zëvendësuesi më i mirë i bukës, qoftë asaj të bardhë apo integrale, është buka keto e cila përgatitet me miell bajamesh, miell kokosi apo edhe me miell të farave të lirit. Buka me miell bajamesh ofron një sërë dobishë për shëndetin. Duke qenë e pasur me yndyrëra dhe proteina të shëndetshme, si dhe sasi të lartë të fibrave, kulaçi keto do të jetë i preferuari juaj dhe nuk do të mungojë anjëherë në shujtën tuaj të mëngjesit. 

Receta për të pergatitur kuleçë keto është shumë e thjeshtë dhe me vetëm pak përbërës:

Përbërësit (6 copë):

  • 150 gr miell të bajameve
  • 40 gr lëvore siliumi
  • 10 gr pluhur për pjekje
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 2 lugë të gjellës uthull molle
  • 225 ml ujë të vluar
  • 3 të bardha të vezës
  • 2 lugë të vogla fara susami (opsionale)

Udhëzimet për përgatitjen e kuleçëve:

I bashkoni të gjithë përbërësit në gjendje të thatë: miellin e bajameve, lëvoren e siliumit, puluhurin për pjekje dhe kripën. Në të njejtën kohë i vloni 225 ml ujë. Fillimisht, përbërësve të thatë i shtoni të bardhat e vezës dhe uthullën e mollës organike dhe në fund i shtoni ujin e vluar dhe i përzieni me mikser derisa masa të trashet tërësisht dhe të marrë formë të brumit.

Brumin e ndani në gjashtë pjesë të barabarta në formë të kuleçëve dhe i lyeni me pak vaj ulliri dhe fara susami. I vendosni në tepsi dhe varësisht nga trashësia e kuleçëve i leni të piqen për 50-60 minuta ne 180 °C.

Ketë kulaç keto mund ta konsumoni si sanduiq për mëngjes, si bukë për hamburgerin tënd të preferuar, apo si buke të thekur me hudhër per ta shoqëruar me sallatën Cezar. 

Keshilla për përgatitjen sa më të mirë të kuleçëve edhe në herën e parë:

  • Uji duhet të jetë patjetër i posa vluar në mënyrë që lëvorja e siliumit të reagojë dhe të ndihmojë sa më shumë në ngjitjen dhe trashjen e miellit të bajameve.
  • Mos anashkaloni rëndësinë e pjekjes së bukës minimum 50 minuta. Lëvorja e siliumit përthith shumë lagështi dhe është e domosdoshme që të qëndrojë në furrë për 50-60 minuta, në mënyrë që kuleçët mos të jenë të lagësht dhe të papjekur.

 

3 comments

  • Përshëndetje VanKeto kohet e fundit po flitet shum për punen e juaj me keto ushqime fantastike. Barravo ju lumt me të vërtet. Unë ne fakt kam probleme me kilogramët e tepërt mbas shtatzanis dhe nuk po arrij ti largoj madje me duket sikur jam bërë e vatur nga ushqimet,qdo her ndihem e uritur qdo her ma lyp truni me hanger diqka se sa per lukth mos te flasim. Mund të spjegoni si mund te kem dieten tuaj per humbje peshe pasi qe unë jetoj jasht Kosovës dhe dua te humb pesh e tmos jem ne pushime ne Kosov ne kete gjendje. Help me plzzz

    Adelina
  • Shume recete e mire dhe e lehte pwr pregaditje. Me te mira se sa buken te cilen gatuaja me heret.

    Ema
  • Flm shum prej juve per kit recept ,kuleqet shum te mir po dalin flm prej juve nese ka mundesi ndonje recept te torteve ose ndonje ëmbëlsire flm .

    Fahredin

Leave a comment