Bombica me avokado

Avokado, si fruti me i shendetshem ne bote, mund te perdoret dhe pergatitet qofte ne receta te njelmeta, poashtu edhe ne ato te embla. E rendesishme eshte qe se paku gjysme avokado te jete pjese e konsumit ditor, per te perfituar sa me shume nga vlerat e saj ushqyese dhe per te konsumuar sa me shume minerale dhe vitamina.

Receta e bombicave me avokado eshte nje recete mjaft e thjeshte e cila mund te pergatitet brenda 10 minutash, eshte shume e shijshme dhe jashtezakonisht e shendetshme.

Perberesit per bombica:

  • 150 gram cokollate te zeze (80% kakao ose me shume)
  • 1 avokado te pjekur
  • Kripe

Udhezimet per pergatitjen e embelsires:

Filloni me shkrirjen e cokollates ne avull, duke i ruajtur keshtu vlerat ushqyese te kakaos ne cokollate. Mases se cokolaltes se shkrire i shtoni nje avokado te shtypur. Avokado duhet te jete sa me e pjekur ne menyre qe te shtypet me lehte dhe te krijohet nje mase me teksture kremoze. Nese ju pelqejne embelsirat me shije me te embel, ndjehuni te lire te shtoni embelsues pa karbohidrate si psh stevia. Ne fund mases se avokados me cokolalte i shtoni pak kripe. Kripa eshte shume e rendesishme ne receta te embelsirave, sepse i vene ne pah me shume shijet e secilit perberes te nje recete te caktuar.

Masen e pergatitur e leni ne frigorifer per 15 minuta derisa cokollata te ngurtesohet dhe pastaj i ndani ne toptha te vegjel (bombica). Nga kjo mase, varesisht nga madhesia e topthave mund te ndahen afersisht 10 bombica.

Duhet pasur parasysh dhe shume kujdes kur perdorni cokollate, sepse shumica e cokollatave mund te permbajne sasi te larta te kakaos, por edhe sasi te larta te sheqererave. Nese deshironi te krijoni cokollate ne kushte shtepie, per receten kilkoni ketu.

————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————

Vlerat ushqyese (per 1 bombice):

  • Yndyrera: 8.3 gr
  • Karbohidrate neto: 2.9 gr
  • Fibra: 4.6 gr
  • Proteina: 2.4 gr

Leave a comment