Biskota me miell kokosi dhe çokollatë Vanketo
Për të gjithë ata që kafenë e mëngjesit e shoqërojnë me një biskotë të mbushur me sheqer dhe karbohidrate, biskotat keto janë ideale për të mos e tepruar me karbohidrate ende pa filluar shujtën e mëngjesit.
Përveç që janë të ëmbla por pa sheqer, janë të pasura me yndyrëra të shëndetshme, fibra dhe proteina.
Çka e bën të veçantë miellin e kokosit nga Vanketo?
- Falë permbajtjes së lartë të fibrave dhe proteinave, mielli i kokosit ndikon në ngopje më të shpejtë, duke penguar mbingrenien dhe duke ndihmuar kështu në humbje peshe si dhe tretje më të shpejte dhe më të lehtë.
- Falë vetive të saj anti-oksiduese, mund të ulë rrezikun ndaj kancerit.
- Poashtu është alternativë ideale për personat me diabet, sepse mielli i kokosit ndihmon në kontrollimin e ngritjes së nivelit të sheqerit dhe janë të përshtatshme për intolerantë ndaj glutenit.
Çka e bën të veçantë ëmbëlsuesin nga Vanketo?
- Xylitol nuk e ngritë nivelin e sheqerit në gjak, prandaj është i përshtatshëm për diabetikë.
- Ndihmon në dobësim dhe në mbajtje të qëndrueshme të peshës
- I përshtatshëm për gatime të shëndetshme dhe pa sheqer.
Përbërësit për 12 biskota:
- 2 vezë
- 95 gr gjalpë ose vaj kokosi
- 65 gr Vanketo Xylitol
- 60 gr Vanketo Miell Kokosi
- 50 gr Vanketo çokollatë
Përizeni fillimisht vezët dhe gjalpën në temperaturë dhome dhe pastaj i shtoni përbërësit tjerë të ngurtë. Masën e formuar e ndani në 12 pjesë të barabarta. Biskotat e përgatitura piqen në temperaturë 180 gradë për 15-17 minuta ose derisa të marrin pjekje të artë.
Vanesa,Ku mundemi me gjet chocolate keto a e keni ne Vanketo store.?
👍😉😉